Home / Kryesoret / Maqedonia i analizon kërcënimet e xhihadistëve

Maqedonia i analizon kërcënimet e xhihadistëve

Kërcënimet nga sulmet terroriste kanë shqetësuar rajonin. Ata u paraqitën përmes ‘Rumijah’, përfaqësues të ISIS-it, për sulme ndaj Ballkanit, duke adresuar fjalimet e tyre drejt Serbisë dhe Kroacisë, por edhe deri te jofetarët në Maqedoni, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Sanxhak,

 

Nga MPB thonë se në Maqedoni edhe më tej qëndron nivel i lartë i sigurisë, ndërsa pas kërcënimeve të reja të xhihadistëve për sulm në Ballkan, shërbimet do të bëjnë vlerësimin për nivelin e duhur të masave. Ekspertë të sigurisë dyshojnë edhe në lojërat e ‘agjentëve’.

Kundër kërcënimeve globale nga ISIS, Maqedonia herën e fundit i ka përforcuar masat e sigurisë dhe aktivitetet në tërë territorin e shtetit, për kohën e festave të Pashkëve. Nga MPB thonë se ato masa nuk janë ndërprerë, përkundrazi kanë forcuar nivelin e sigurisë në objektet e mëdha, por edhe në vendet e tubimeve masoviike-kulturore dhe manifestimeve sportive.

Nga MPB poashtu thonë se shërbimet do të bëjnë vlerësime të përshtatshme për masat e ardhshme dhe nevojën e tyre.

Ekspertë vendorë për çështje sigurie thonë se situata patjetër të analizohet me vëmendje.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *