Home / Kryesoret / Maqedonia me një mijë kilogram mbeturina për kokë banori

Maqedonia me një mijë kilogram mbeturina për kokë banori

EUROSTAT ka publikuar listën e vendeve evropiane sa i përket mbeturinave për kokë banori. Të dhënat e statistikës evropiane tregojnë se në Maqedoni një banorë krijon 1000 kilogram mbeturina në vit, ndërsa mesatarja e BE është 1806 kilogramë, shkruan gazeta Koha. Por ajo që mund të thuhet për vendet e rajonit është se në masë të madhe kjo renditje ndër vendet me pak mbeturina i dedikohet fakti se shtetasit e këtyre vendeve mbeturinat i hedhin edhe në forma tjera.

 

Shqipëria e ka kryesuar këtë herë renditjen evropiane për prodhimin e plehrave për frymë me sasinë më të ulët. Sipas të dhënave të EUROSTAT, Shqipëria prodhon 367 kilogramë plehra për frymë në një vit, që i bie të jetë shumë më pak se ajo e BE-së prej 1806 kilogram. Ndër shtetet e BE-së, Estonia prodhon sasinë më të madhe të mbetjeve për frymë me 9500 kilogram mbi katër herë më shumë se mesatarja BE-së, më pas në radhe vjen Belgjika me mbi 4900 kilogramë për frymë. Prodhimi i plehrave për frymë është një tregues mungesës së zhvillimit, pasi prodhuesi më i madh i mbetjeve është sektori i industrisë.

Teksa shohim renditjen e EUROSTAT shihet se vendet me përqendrim të lartë të industrisë kanë edhe prodhimin më të madh të mbetjeve për frymë. Por Shqipëria edhe pse me këto tregues ka në plan të zhvillojë përpunimin e mbetjeve nëpërmjet metodës me incinerator.

Politikat e BE-së për menaxhimin e mbetjeve synojnë të ulin ndikimet mjedisore dhe shëndetësore të mbetjeve dhe të përmirësojnë efikasitetin e burimeve të Evropës. Qëllimi afatgjatë është kthimi i Evropës në një shoqëri riciklimi, duke shmangur mbeturinat dhe duke përdorur mbeturinat e pashmangshme si një burim kudo që të jetë e mundur.

 

 

Qëllimi është të arrihen nivele shumë më të larta të riciklimit dhe të minimizohet nxjerrja e burimeve shtesë natyrore. Menaxhimi i duhur i mbeturinave është një element kyç për të siguruar efikasitetin e burimeve dhe rritjen e qëndrueshme të ekonomive evropiane. Prandaj, Direktiva e Rishikuar e Kuadrit të Mbetjeve 2008 paraqiti një hierarki të mbetjeve me pesë hapa ku parandalimi është alternativa më e mirë, e ndjekur nga ri-përdorimi, riciklimi dhe forma të tjera të rimëkëmbjes, me asgjësimin si deponia si mjet i fundit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *