Home / Kryesoret / Maqedonia në fazën e portokalltë, rekomandime për mbrojtje nga moti i nxehtë

Maqedonia në fazën e portokalltë, rekomandime për mbrojtje nga moti i nxehtë

Maqedonia prej sot deri të shtunën do të kaplohet prej temperaturave të larta të fazës së portokalltë. Temperatura në disa vende të caktuara pritet të tejkalojë 40 gradë Celsius.

 

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, sot do të jetë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Në pjesët lindore do të ketë vranësira të vogla deri në mesatare dhe kushte për shi afatshkurtër. Do të fryjë erë mesatare jugperëndimore, e cila përkohësisht do të përforcohet, veçanërisht në perëndim.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 14 deri në 21 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 33 deri në 40 gradë Celsius. UV indeksi do të arrijë 9.

Për shkak të temperaturave të larta, Ministria e Shëndetësisë rekomandon që të lirohen nga obligimet e punës gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronik të moshës mbi 60 vjeç, ndërkaq punëdhënësit ta riorganizojnë orarin e punës me qëllim që të evitohen aktivitetet në ambiente të hapura gjatë periudhës prej orës 11 deri në orën 17.

Rekomandohet të mos mbahen aktivitete sportive në ambiente të hapura në periudhë prej orës 11 deri në orën 17, ndërsa në kopshtet e fëmijëve të mos i ekspozojnë fëmijët në diell në këtë periudhë kohore.

Qytetarët rekomandohen t’i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat e larta, siç janë mbrojtja nga ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj diellit, evitimi i qëndrimit në ambienbte të hapura në periudhën prej orës 11 deri në orën 17, mbajtja e veshmbathjes së lehtë me ngjyra të hapura, konsumimi i ushqimit të lehtë dhe lëngjeve, mënyra higjienike e përgatitjes së ushqimit dhe marrja e rregullt e terapisë tek të sëmurët kronik.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *