Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia në NATO në vitin 2018 – (VIDEO)

Maqedonia në NATO në vitin 2018 – (VIDEO)

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini dhe eurokomesari për zgjerim, Johanes Han, të hënën në Bruksel do të takohen me kryeministrin e ri të Maqedonisë, Zoran Zaev. Takimin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja i KE-së, Maja Kocijançiq.

“Mogerini dhe Han në takimin me Zaev do të përsërisin gatishmërinë e tyre për mbështetje të qeverisë së re, si dhe të opozitës, në përpjekjet e tyre që në mënyrë konstruktive të realizohet qëllimi i përbashkët për reformat që kanë të bëjnë me BE-në. Ata ofrojnë ndihmën e tyre në këtë drejtim dhe do të insistojnë me implementimin e të gjtha pjesëve të Marrëveshjes së Përzhinos dhe të Reformave Urgjente Prioritare. Kjo është gjithashtu e një rëndësie thelbësore që vendi të kthehet në rrugën e tij drejt integrimit evropia, proces që qytetarët e duan dhe e meritojnë”, ka theksuar Kocijançiq, transmeton Televizioni Koha.

Përveç përfaqësues së lartë të Bashkimit Evropian Federika Mogerini dhe eurokomisari për negociata për zgjerim Johanes Han, kryeministri i ri i Maqedonisë të hënën do të takohet në NATO edhe me sekretarin e përgjithshëm, Jens Stoltenberg.

Sipas paralajmërimeve të Aleancës, Zaev në takim me sekretarin e organizatës më të madhe ushtarake-politike në botë pritet të shoqërohet edhe nga ministrja e re e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, si dhe nga shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, transmeton Televizioni Koha.

Në këtë takim, kryeministri Zaev do të mund ta parashtrojë kërkesë deri te NATO që kohë më parë e ka plasuar si ide në opinion dhe kjo është që të mundësohet pranimi i Republikës së Maqedonisë në Aleancë nën referencë të përkohshme “IRJM”, duke e pas parasysh atë që vendi nga viti 2008 i ka plotësuar kushtet për anëtarësim në NATO, por për shkak të bllokadës së Greqisë, për shkak të emrit kushtetues të Maqedonisë, e njëjta nuk mund të realizohet.Nga ana tjetër Aleanca veriatlantike planifikon që deri në pranverën e vitit 2018 ta pranojë Maqedoninë për anëtare fuqiplote, deklaroi për Sputnik një burim i afërt në negociatat për anëtarësimin e shtetit në NATO.

“Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg planifikon që deri në mes të korrikut ta vizitojë Shkupin dhe të bisedojë për këtë. Qëllim i NATO-s është që deri në pranverë të vitit 2018 shteti të pranohet në Aleancë”, deklaroi bashkëbiseduesi për agjencinë, transmeton Televizioni Koha.

Sipas tij, SHBA-ja aktivisht punon në të.”Ambasadori i SHBA-së në Shkup dje realizoi takim me ministren e Mbrojtjes dhe është biseduar për këtë”, ka deklaruar ky burim për portalin Sputnik. Republika e Maqedonisë i ka përmbushur kushtet për anëtarësim në NATO nga viti 2008. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *