Home / Kryesoret / Mbahet seanca e parë e Qeverisë “Zaev” – (VIDEO)

Mbahet seanca e parë e Qeverisë “Zaev” – (VIDEO)

Qeveria e re në krye me Zoran Zaev  mbajti mbledhjen e parë. Në këtë mbledhje janw  ndarw detyrat nënkryetarëve të Qeverisë. Gjithashtu pritet që të dalin edhe emrat e sekretarit të përgjithshëm dhe shefit të kabinetit.

 Puna e parë do të jetë ndarja e mandatit ministrave pa resorë, pra tre nënkryetarët e sekretariateve për çështje Evropiane, për çështje ekonomike dhe për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Gjithashtu ministrave pa resorë do t’i japim detyrat e tyre dhe kompetencat. Njëra pjesë do të jetë raporti dhe transparenca, pjesa dytë investimet e huaja, diaspora, puna me romët si etnikumi që ka gjendjen më të rënduar në shoqëri. Besoj që sot do të emërohet Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, shef i kabinetit, do të formohen Komisionet e veçanta që mundësojnë funksionimin normal të qeverisë – deklaroi kryeministri Zoran Zaev, transmeton Televizioni Koha.

Përveç kësaj, kryeministri Zaev kabinetit qeveritar do t’i ndaj edhe obligimet për raportimet mbi gjendjen aktuale në çdo ministri. Ndryshimet e 30 ligjeve do të jenë të parët që do të shqyrtohen në seancën e parë të sotme qeveritare. Kryeministri Zoran Zaev shprehet se do të shqyrtohen masat për anulimin e taksës radiodifuzive, kthimin e tarifës së lirë të energjisë elektrike, import të zvogëluar të rrymës, pako të masave sociale për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve.

Sot nga unë si kryeministër deri tek ministrat do të jap dhe detyrën e parë ajo është çfarë pres prej tyre në 30 ditët e para, në 100 ditët e para dhe 180 ditët e para. Pres që të raportojnë se si është gjendja tek ministritë, për shkak se pres të japin zgjidhje të problemeve në ministri – tha Zaev, transmeton Televizioni Koha.

Para fillimit të mbledhjes së Qeverisë, Zaev për gazetarët hapi dyert e kabinetit të kryeministrit dhe sallave për mbledhje. /Tv Koha/

 

 

 

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *