Home / Kryesoret / Mbështetja e viktimave nga tortura, bazë e demokracisë – (VIDEO)

Mbështetja e viktimave nga tortura, bazë e demokracisë – (VIDEO)

 Obligimi për luftë kundër torturës dhe trajtimit johuman nuk guxojnë të jenë vetëm deklarues, por është koha që autoritetet të ndërmarrin masa dhe aktivitete konkrete për shuarjen e situatave të tilla, ndërsa viktimat të cilat ishin objekt i torturës ose veprimit tjetër mizor, jonjerëzor ose poshtërues t’ju sigurojnë mbështetje adekuate ligjore, mjekësore, psikologjike dhe sociale, porosit Avokati i popullit në kumtesën me rastin e 26 Qershorit, Ditës ndërkombëtare për mbështetje të viktimave nga tortura. Ai thekson se mbështetja e viktimave nga tortura paraqet një nga obligimet themelore në çdo shoqëri e cila i respekton parimet demokratike dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, transmeton Televizioni Koha.

 

 

“Avokati i Popullit si Mekanizëm nacional parandalues kryen monitorim të vazhdueshëm në vendet e privimit dhe kufizimit të lirisë së lëvizjes dhe vazhdimisht alarmon për kushtet johumane dhe trajtimin poshtërues në të cilin janë ekspozuar personat në këto vende”, thuhet në kumtesë.

Më 12 dhjetor të vitit 1997, me rezolutën 52/149, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e shpalli 26 Qershorin si Ditë ndërkombëtare për mbështetje të viktimave të torturës, me qëllim të çrrënjosjes së plotë të torturës dhe funksionimit efektiv të Konventës kundër torturës dhe veprimit tjetër mizor, jo njerëzor ose poshtërues ose dënim. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *