Home / Lajme / Botë / Mbi 140 veta të zhdukur, pas rrëshqitjes së dheut në Kinë (Video)

Mbi 140 veta të zhdukur, pas rrëshqitjes së dheut në Kinë (Video)

Ekziston frika se mbi 140 njerëz janë ngujuar nën tokë pas rrëshqitjes së dheut në krahinën Sichuan në jugperëndim të Kinës.

Rreth 40 shtëpi janë shkatërruar në fshatin Xinmo pasi një bjeshkë u shemb rreth orës 06:00 të mëngjesit, sipas kohës lokale, shkruan BBC.

Ekipet e shpëtimit pa ndërprerë janë duke kërkuar të mbijetuarit duke gërmuar nëpër shkëmbinj.

Fotografi të postuara nga gazeta People’s Daily shfaqin buldozer duke hequr dheun – duke vazhduar përpjekjet e kërkimit.

Deri tash është arrit që të shpëtohen një çift dhe një foshnje që menjëherë janë dërguar për në spital.

Ekipet e shpëtimit janë duke përdorur litar që të arrijnë t’i largojnë shkëmbinjtë e mëdhenj në mënyrë që të mund të gjejnë njerëz të gjallë.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *