Home / Lajme / Maqedoni / Mbyllen bastoret sportive ne Dobrosht.

Mbyllen bastoret sportive ne Dobrosht.

Lajmi që bëri bujë vinte nga Forumi Rinor Dobrosht dhe opinioni njoftohej se në këtë fshat u mbyllën bastoret sportive. Këtë nuk e bëri as shteti e as policia, por iniciativa e Bashkësisë Lokale dhe Forumit Rinor të këtij fshati, të cilës iu bashkuan shumë qytetarë, këshillat e të dy xhamive…

“Mbyllen bastoret sportive ne Dobrosht.

Nismes se aksionit te bashkesise lokale dhe forumit rinor per mbylljen e bastoreve sportive sot ju bashkagjinten shume qytetar , keshilli i tu dy xhamive si dhe imamet e xhamive te fshatit Dobrosht dhe u mbyllen bastoret sportive ne Dobrosht, me shprese qe asnjehere nuk do te hapen te tilla.

Apelojme tek te gjithe dobroshtlinjt qe ne te ardhmen mos ti japin lokalet e veta per veprimtari te demshme.

Me respekt Forumi Rinor Dobrosht.”

Kjo iniciativë ka pak ngjashmëri me një lëvizje shumë të popullarizuar në Peru të Amerikës Latine, po edhe në disa vende të tjera të këtij kontinenti.

E gjitha kjo lëvizje me emrin “Çapa tu çoro” (CHAPA TU CHORO – Kape hajdutin tënd) filloi kur qytetarët e një kuarti vendosën që më të mos e thërrisnin policinë dhe ua bënë me dije keqbërësve të mundshëm se vetë do të merren me ta nëse i kapin, kurse duke gjykuar nga sasia e publikimeve në internet, gjithnjë e më shumë peruanë po merrnin drejtësinë në duart e tyre, transmeton Tetova News.

Interneti  u mbush me video-regjistrime dhe fotografi të vendosjes së drejtësisë kundër mashtruesëve, hajdutëve të xhepave dhe keqbërësve të tjerë të “vegjël”.

Dënimet për keqbërësit varionin nga zhveshja dhe rrahja me kamxhik e deri te detyrimi për të bërë detyra të rënda fizike dhe të hanë speca shumë djegës.

Vendosësit e drejtësisë në rrugë thonin se hakmarrjet publike janë mënyra më e mirë për parandalimin e krimeve të ardhshme, sepse opinioni kishte humbur besimin te policia dhe shteti.

Trend i vendosjes së drejtësisë në rrugë filloi kur Sesilia Rodrigez nga Huansaja, ndihmoi fqinjët për të kapur vjedhësin.Rodriguez bashkë me bashkëfshatarët, duke pritur policinë, e mbajtën hajdutin dy orë, për ta marr vesh pastaj se ai u lirua 30 minuta pas arrestimit.

Edhe në Dobrosht ndodhi “ÇAPA TU ÇORO”./ Tetova News

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *