Home / Kryesoret / Me referendum vendoset për ndryshimin e emrit të Maqedonisë

Me referendum vendoset për ndryshimin e emrit të Maqedonisë

Qeveria në konsultim edhe me opozitën, do të diskutojë për çështjen e emrit me Greqinë. Por, në fund do të vendos populli me anë të një referendumi”, deklaroi kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev

Kryeministri i ri i Maqedonisë, Zoran Zaev shprehet i gatshëm për të negociuar me Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrin, por thotë se për këtë çështje vendos popullin nëpërmjet referendumit. Zaev këto deklarata i bëri pas daljes nga Zyra e Prokurorisë Speciale Publike, ku ai ishte i thirrur si dëshmitar dhe i dëmtuar për rastin “Target” për përgjimin e paligjshëm të mbi 5000 qytetarëve

“Qëllimi i vizitës është që të krijojë marrëdhënie më të mira midis fqinjëve, dhe të krijojë teren për takime më të shpeshta të nivelit të lartë”, tha Zaev, sipas të cilit, qeveria në konsultim edhe me opozitën, do të diskutojnë për çështjen e emrit me Greqinë.

“…Por në fund do të vendos populli me anë të një referendumi”, deklaroi ai.

Ndryshe, ka disa vjet që Athina dhe Shkupi me ndihmën e ndërmjetësuesve ndërkombëtarë po diskutojnë për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë.

Greqia nuk e njeh Maqedoninë me emrin që kishte në ish-Jugosllavi, po vetëm si FYROM (Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë), pasi në Greqi është një krahinë që ka emrin Macedonia dhe lidhet me Aleksandrin e Madh. Dhe për shkak të kësaj çështje, Athina ka bllokuar integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO derisa t’i lihet një emër tjetër IRJM-së.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *