Home / Lajme / Maqedoni / Me vështirësi funksionojnë vendkalimet kufitare drejt Greqisë

Me vështirësi funksionojnë vendkalimet kufitare drejt Greqisë

Vendkalimet kufitare drejtë Greqisë prej sot do të funksionojnë me vështirësi për shkak grevës 24 orëshe. Në vendkalimet kufitare Dojran dhe Niki do të lëshohen vetëm këmbësore, ndërsa në vendkalimin kufitar Evzoni transporti i mallrave do të ndërpritet tërësisht, ndërsa kohë pas kohe do të lëshohen automobila dhe autobusë.

Siç informon LAMM, prej mbrëmë nga ora 21:00 në vendkalimin kufitar Dojran i Vjetër, dogana greke nuk lëshon automjete për udhëtim dhe automjete transportuese, gjegjësisht do të lëshohen vetëm këmbësorë. Në vendkalimin kufitar Bogorodicë prej mbrëmë në mesnatë komunikacioni transportues për hyrje dhe dalje në Greqi do të jetë në ndërprerje të tërësishme, ndërsa komunikacioni i autobusëve dhe për udhëtim do të funksionojë me ndërprerje të përkohshme (60 minuta bllokim, 15-të minuta lëshim).

Sot prej orës 07:00 filloi grevë edhe në vendkalimin kufitar Niki dhe do të zgjasë deri në orën 24:00. Për këtë shkak në vendkalimin kufitarë Mexhitlia lëshohen vetëm udhëtarë të cilët udhëtojnë në këmbë, ndërsa automjetet nuk do të lëshohen.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *