Home / Kryesoret / MEDINA KËRKON NDIHMË PËR FËMIJËT, NUK KANË AS BUKË – (VIDEO)

MEDINA KËRKON NDIHMË PËR FËMIJËT, NUK KANË AS BUKË – (VIDEO)

Omeri tre vjeçar dhe Vullneti një vjeçar janë dy vëllezër që nuk rriten normalisht si fëmijët tjerë të botës. Atyre u mungon pothuajse çdo gjë elementare dhe e nevojshme për moshën e tyre. Shpesh herë edhe një copë bukë u mungon në tryezë ndërsa ajo që e ka më vështirë për t`u  përballuar këtë situatë është nëna e tyre Medina nga gostivar q ëkohëve të fundit jeton në Tetovë.

 

 

Medina Ahmedi  bashkë me dy fëmijët dhe burrin e sëmurë nga veshkët ka kohë  që nuk jeton në fshatin Gradec, por jeton në banesë me qirra.  Në shtëpinë ku kanë jetuar nuk kanë patur ansjë kusht elementar. Mirëpo, kur sheh dy fëmijët që kërkojnë vetëm buk dhe qumsht, ajo nuk përmbahet dot nga lotët.

“Para një viti kemi jetuar në fshatin Gradec. Atje kemi jetuar në një dhomë e cila nuk ka asnjë kusht më për të jetuar. Gati se një vit jemi në Tetovë me qirra në banesë, por deri më tash qirranë na e kanë paguar të tjerët.Tani e tutje nuk kemi se ku të jetojmë, do të ngelim në rrugë. Burri është i sëmurë nga veshkët, ndonjëherë punon, por më shumë është i sëmurë se sa i shëndoshë. Kur mundet ndonjëherë ai punon por shumë rrallë, nuk mund të kryejë punë të rëndë”, thotë Medina, transmeton Televizioni Koha.

Ndonëse është e re në moshë dhe e ka për detyrë që të risë këta dy fëmijë.Ajo nuk përmbahet dot nga emocionet, e ka vështirë që ndodhet në këtë situatë të palakmueshme për të kërkuar ndihmë. Medina, tregon se nga shteti marrin një ndihmë rreth 50 euro e cila nuk mjafton as për gjërat e nevojshme.

“Ndonjëherë u kam dhënë edhe buk me afat të skaduar dhe kur i kamë dërguar në spital mjekët kanë thënë se kanë marrë helmim.Nuk kam guxuar të tregoj se si i ushqej këta fëmijë por kjo mund të ndodh sërish.Fëmijët shpesh herë gjatë tërë ditës nuk kanë se çka të hanë”, thotë ajo, përcjellë Televizioni Koha.

Medina nëpërmjet ekranit të Televizioni Koha kërkon që të ndërtojë një shtëpi të vogël por edhe kërkojnë lëmoshë për të mbijetuar në këto ditët e rënda të varfërisë.

“Nuk kemi as tokë se ku do ta ndërtojmë shtëpinë. Edhe nëse e e gjejmë tokën, apo nëse na fal dikush atëherë sërish nuk kemi mundësi që tëndërtojmë shtëpi. Prandaj çdo ndihmë për ne është e miraseardhur sepse nuk kemi thjeshtë të jetojmë si njerëz normal. Shpesh herë edhe shtrihemi në rrugë me fëmijët, sepse si ti kthej në shtëpi kur nuk kam se çka tu ofroj për ushqim” sqaron gjendjen e saj nëna e dy fëmijëve të vegjël.

Ajo shpreson në ndonjë nihmë eventuale nga popullata vendore për të kaluar ditët e rëndë të cilët i përjeton ajo. Medina bashkë me këta dy fëmijë jeton ditët më të vështira të jetës së saj, kurse çdo ndihmë në adresë të saj është e mirëseardhur. Ajo u ka bërë thirrje të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë që kanë mundësi t’i ndihmojnë si për banim ashtu edhe për ushqim. Të gjithë ata që kanë mundësi për ta ndihmuar mund të paraqiten në numrin e telefonit 071 970 424. /Tv Koha/

 

 

 

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *