Home / Kryesoret / Menduh, bëhu pjesë e qeverisë

Menduh, bëhu pjesë e qeverisë

Nga Urim SALIHU

Asgjë nuk kanë më shumë partitë tjera që kanë bërë Qeverinë.PDSH s’do gabonte të ishte pjesë e po kësaj qeverie.Për hir të atyre votuesve besnikë që nuk kanë braktisur me vite këtë subjekt.Këta njerëz meritojnë një shpërblim. Në vigjilie të takimit Zaev-Thaçi kanë nisur menjëherë ata që partia e tyre gjithmonë është kombëtare dhe gjithë të tjerët janë antikombëtarë.Prandaj Menduh mos hezito.Edhe ashtu njerëzit janë mësuar të interpretojnë keq.Edhe ashtu gjithmonë partia ime është më e mirë se partia yte.Kjo është ajo thënia e famshme këtu.

Thaçi duhet të jetë pjesë e pushtetit.Kjo mvaret nga ai.Duhet të jetë në qeveri sepse baballarët e politikanëve të rinj dikur ishin ministra në PDSH sot fëmijët e tyre janë pjesë e ekzekutivit në një subjekt tjetër.Bëhu pjesë e qeverisë për inat të dinastive politike.

Po t’a shikosh baballarët me pushtet dhe fëmijët po me pushtet.Për kombin cfarë mbeti.Për interesat shqiptare cfarë mbeti.Shumë gojë janë mbyllur.S’ka më kauzë shqiptare , sepse qëllimi i pushtetit u arrit.Pjesë të elektoratit të subjekeve tjera valvisin flamujt e fitores së idhujve të tyre.S’ka ditë që nuk i ngrisin në majat e ” lavdisë”.I ngrisin sepse kanë një interes, sepse kanë një shpresë sepse partitë e tyre janë fund e krye qeveri.

Thaçi ka akoma një pjesë të rezistencës së një elektorati që nuk thyhet, që nuk shitet, që është rrënuar por nuk ka shitur interesin e vet.Kaq vite mbështetje , ai elektorat meriton të ndjejë njëherë të vetme pushtetin.Më mirë një Menduh i keq që do pranojë të jetë në Qeveri dhe dicka e mirë për elektoratin e sinqertë që e ka mbështetur deri në frymën e fundit, se sa një Menduh i mirë dhe një elektorat i braktisur dhe i harruar.Në fund të fundit të gjithë janë me pushtetin.Ata që mundohen mos e pranojnë këtë fakt, gënjejnë haptazi.

Menduh bëhu pjesë e Qeverisë për hir të atyre mbështetësve t’u aq sa janë, por janë vërtetë besnik përgjithmonë.

Gjithashtu lexo

Pastrimi i lumit shkakton shumë pluhur, banorët ankohen – (VIDEO)

Më shumë se dy javë pas vërshimit të lumit në fshatin Poroj punimet në drejtim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *