Home / Lajme / Rajon / Merdare: Policia serbe ua konfiskon dy shqiptarëve 123 mijë euro (Foto)

Merdare: Policia serbe ua konfiskon dy shqiptarëve 123 mijë euro (Foto)

Dy shqiptarët u përpoqën sot të hyjnë në Kosovë me 123,000 euro para të gatshme, të cilat i kishin në xhepat e një xhakete, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë” duke ju referuar burimeve te doganës.
Kontrabanda e parave u pengua nga doganierët në vendkalimin Serbi-Kosovë, në Merdare.

Sipas deklaratës së Drejtorisë së doganës, në pikën kufitare Serbi-Kosovë në Merdare në orët e mesditës arriti një minibus me targa gjermane i cili mbante gjashtë pasagjerë nga Gjermania për në Prishtinë.

Të gjithë pasagjerët kanë raportuar se nuk kanë asgjë për të deklaruar në doganë, përveç gjërave personale.

Por në xhepat e shoferit në xhaketë dhe pasagjerit në ulësen e parë, që të dy shqiptarë të Kosovës,  policia serbe gjeti një total prej 143.450 euro të mbështjella thjesht me një mbështjellëse duhani.

Ata kanë thënë se këto para do t’ia dorëzonin një personi të panjohur në Prishtinë.

Shoferit dhe pasagjerit u janë rikthyer 10.000 euro, aq sa lejon dogana pa mbulesë, kurse për shumën tjetër do të pritet të dorëzohet vërtetim në doganën serbe për prejardhjen e tyre. /Lajmi.net/

dyaa

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *