Home / Kryesoret / Mërgimtarët e Maqedonisë nëse nuk kanë nënshtetësi llogariten si të huaj

Mërgimtarët e Maqedonisë nëse nuk kanë nënshtetësi llogariten si të huaj

Një nga problemet më të theksuar të mërgimtarëve shqiptarë nga Maqedonia është mungesa e nënshtetësisë të Maqedonisë pa të cilën ato llogariten në vendin e tyre si të huaj, transmeton Zhurnal.mk

“Përshembull, ata të cilët kanë shkuar në Amerikë dhe janë gjenerata e dytë, shumica e tyre nuk kanë nënshtetësi të Maqedonisë. Janë tonët apo janë të huaj. Do i trajtojmë me poltikat e të huajave apo vendore, sepse qeveria e kaluar thoshte se ne kemi poltika afirmative”, tha Fatmir Bytiqi, biznismen në emisionin ClickPlus në tv 21.

Edhe analisti poltik Xhelal Neziri konsideron se mërgimtarët që nuk posedojnë shtetësinë e Maqedonisë llogariten nga vetë shteti si të huaj.

“Aktualisht nëse vjen një biznismen që ka rrënjën nga Maqedonia dhe nëse nuk ka shtetësi ai llogaritet si investues i jashtëm”, theksoi Neziri.

Nga ana tjetër ministri i Diasporës, Edmond Ademi thotë se Qeveria do të punon seriozisht në ndërtimin e inicativave integruese për të gjithë.

“Me një sër ndryshimve që duhet të bëhen në sferën e ekonomisë do të mundësojmë kushte më të mira edhe për investitorët e bredshëm edhe ato të huaj. Roli i Qeverisë dhe unë si ministër i Diasporës është që të marrim përsipër të ndërtojmë një inicativë integruese në të gjitha aspektet”, nënvizoi Edmond Ademi, ministër i Diasporës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *