Home / Lajme / Maqedoni / Mexhiti: Përkrahim pa rezervë punën e PSP’së

Mexhiti: Përkrahim pa rezervë punën e PSP’së

Pas publikimit të lajmeve se PSP-ja ka vërshuar hapësirat e Komunës së Çairit dhe se PSP-ja ka ndërhyrë në bazë të procedurave para-hetimore, ka reaguar kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti,

“E përkrahim Prokurorinë Speciale, sepse shteti juridik është vlerë e demokracisë”, thotë Izet Mexhiti, kryetar i komunës së Çairit për Zhurnal.

Ndërsa, lidhur me ndërtesën e cila gjendet në afërsi të Ambasadës Amerikane në Shkup e që dëgjohet në të ashtuquajturat bomba të Zaevit të jetë një objekt kontestues për të cilin mund të jetë e interesuar edhe PSP-ja, nga Komuna e Çairit informojnë se ky objekt nuk është në kompetenca të komunës pasi që i njëjti është në procedurë gjyqësore.

“PSP ka delegu një përfaqësues që është pritur dhe është informuar detajishtë për procedurën e këtij objekti, që nuk është në kompetenca të komunës sepse është në procedurë gjyqësore”, thonë nga Komuna e Çairit.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *