Home / Showbiz / Mihrija dhe grupi i djemve të vallëzimit fitojnë pushimin në Antalya (Video)

Mihrija dhe grupi i djemve të vallëzimit fitojnë pushimin në Antalya (Video)

Çdo vit në ndejën më të madhe të Radio Televizionin 21, në Ballon Pranverore, televizioni dhe agjencioni turistik Fibula shpërblejnë fituesit e vallëzimit dhe artistët me pushime në bregdetin turk.

 

Këtë vit, rrugë për në Antalya morën artistët Mihrije Braha, Naim Abazi, Robert Berisha, Fatos Kryeziu dhe Xhevdet Jashari.

 

Gjatë këtij pushimi artistët u sfidua me lojëra të shumta që organizatorët e emisionit “1 Kafe prej Shpisë” kishin përgatitur. Një lojë mjaftë interesante ishte ajo e mbushjes së gotës që qëndronte mbi kokën e personave, me ujë duke mbajtur sytë mbyllur.

 

Me këtë lojë e para u sfidua këngëtarja Mihrije Braha. Ajo u mundua të tregohej e kujdesshme, por prapë nuk arriti pa i bërë qull djemtë.

Gjithashtu lexo

Aktorja e njohur shqiptare në gjendje të rëndë shëndetësore, shtrohet urgjent në spital (Foto)

Pas një lufte të gjatë me kancerin dhe një beteje të fituar me këtë sëmundje, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *