Home / Kryesoret / Mijëra euro dhe sasi e madhe floriri vidhen nga një shtëpi

Mijëra euro dhe sasi e madhe floriri vidhen nga një shtëpi

Një autor i panjohur në periudhën nga data 18 deri më 25 të këtij muaji, ka kryer vjedhje në një shtëpi në rrugën “Milan S. Petreski” në Manstir në pronësi të B.B. (64), me ç’rast ka marrë 3.650 euro dhe sasi të madhe të stolive të arit.

 

 

Siç informon MPB-ja, me mjet të përshtatshëm e ka hapur derën e tarracës, pas çka ka hyrë brenda dhe ka kërkuar nëpër dhoma, ku i gjetur paratë dhe arin dhe i ka marrë. Me këtë rast ka përfituar pronë të paligjshme prej rreth 350.000 denarëve.

Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi mbikëqyrës nga SPB-Manastir.

Merren masa për gjetjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rastit.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *