Home / Lajme / Maqedoni / Ministrat Merko dhe Qahil me CV të pasur për shkelje të ligjit, akuzojnë nga VMRO-ja

Ministrat Merko dhe Qahil me CV të pasur për shkelje të ligjit, akuzojnë nga VMRO-ja

VMRO-DPMNE Ka akuzuar ashpër ministrat pa resor të angazhuar për tërheqjen e investitorëve të huaj, duke thënë se personat e zgjedhur si Ramiz Merko dhe Adnan Qahil dëmtojnë imazhin e Maqedonisë, pasi e kaluara e tyre në politikë flet për keqpërdorime të mëdha të detyrës zyrtare dhe se të njëjtit nuk janë të fushës.

Sipas VMRO-së me zgjedhjen e tyre Maqedonia asnjëherë nuk do të arrijë që të tërheq investitorë të huaj.

“Ajo e cila më së shumti na brengos është potenciali kadrovik i ekipit që do punojë në tërheqjen e investitorëve të huaj.  Ministri pa resor për investime të huaja është njëri nga ministrat që ka CV të pasur por jo në aspektin profesional, por për shkeljen e ligjit. Në vitin 1998 ai është I akuzuar për falsifikim të dokumenteve për udhëtim, ndërsa përsëri në periudhën nga 2006-2016 ka madje 10 akuza penale edhe atë për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Një biografi e tillë është nënçmim për kompanitë dhe bordet e tyre, kush do t’i bind që të investojnë në Maqedoni?”- tha Kristian Denev, VMRO.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *