Home / Lajme / Maqedoni / Ministrat tregojnë për masat e marra nga Qeveria për vërshimet në Poroj

Ministrat tregojnë për masat e marra nga Qeveria për vërshimet në Poroj

Komuna e Tetovës me një njoftim drejtuar Telegrafit në Maqedoni thotë se janë diskutuar masat e marra nga Qeveria e Maqedonisë lidhur me vërshimet e fundit në Poroj, ku në mes tjerash thuhet se është diskutuar për dëmshpërblimet që do të sigurohen nga institucionet dhe gjithashtu është folur për sanimin e dëmeve në infrastrukturën rrugore.

 

Në vizitë të komunës së Tetovës dhe në fshatin Poroj të goditur nga vërshimet qëndroi delegacioni qeveritar i udhëhequr nga Ministri i transportit dhe lidhjeve Goran Sugareski, Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, Ministri i bujqësisë Ljupço Nikolovski, Ministri i drejtësisë Bilen Saliji si dhe Ministri për investime të huaja Ramiz Merko. Nga ana e të pranishmive u raportua se në mbëledhjen e djeshme të qeverisë janë marrë të gjitha masat e nevojshme për menaxhim dhe mbarëvajtjen e procesit të vlerësimit të dëmeve në infrastrukturë dhe toka bujqësore, me çrast këto 2 komisione nga dita e sotme janë në teren duke bërë vlerësimet fillestare.

Në mbledhje urgjente të qeverisë e cila do të mbahet sot pasdite me kërkesë së Komunës së Tetovës do të bëhet përcaktimi i lokacionit në të cilin do të transportohen dhe deponohen prurjet e dheut nga vërshimet. Gjithashtu si kërkesë emergjente e banorëve do të parashtrohet ndërtimi sa më i shpejtë i urës së drurit e cila pësoi gjatë vërshimeve.

Ekipet e NPK Tetova sot dita e dytë janë duke punuar intenzivisht në menjanimin e defektit në rrjetin e ujësjellësit, kurse komuna e Tetovës vazhdon me aksionin e shpërndarjes së ujit teknik dhe ujit të pijshëm për nevojat e qytetarëve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *