Home / Lajme / Maqedoni / Ministri Ademi respekton Ramazanin, mysafirët i pret pa kafe

Ministri Ademi respekton Ramazanin, mysafirët i pret pa kafe

Ministri në Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për marrëdhëniet me Diasporën, Edmond Ademi, realizoi takim pune me shefen e Zyrës së Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit IOM, znj. Sonja Bozhinovska- Petrushevska

“Në këtë takim ministri Ademi, shprehu falënderimin e tij ndaj Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit IOM, për angazhimin e përgjithshëm dhe përkushtimin që ka në Republikën e Maqedonisë.

Shefja Zyrës së Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit IOM, znj. Sonja Bozhinovska- Petrushevska shprehu kënaqësinë për hapat që ndërmerr Qeveria e re reformatore e Republikës së Maqedonisë për Diasporën”, thuhet në kumtesë, transmeton Gazeta Lajm.

Gjithashtu  është bisedua edhe për bashkëpunim më të madh si në nivelin nacional ashtu edhe atë rajonal, me qëllim të përforcimit të marrëdhënieve të Republikës së Maqedonisë me Diasporën, si segment i rëndësishëm për zhvillimin e shtetit, tashmë me praktikat e ndërmarra ndërkombëtare. Në foto vërehet se Ademi takimin e ka realizuar pa pije, që do të thotë se respekton Ramazanin.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *