Home / Lajme / Maqedoni / Ministri Bekteshi: kushte të barabarta për kompanitë vendore dhe ato të huaja

Ministri Bekteshi: kushte të barabarta për kompanitë vendore dhe ato të huaja

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot realizoi takim pune me Pinto Rikardo, udhëheqës i projektit për revizion të politikave industriale 2009-2020 në Maqedoni.

Gjatë takimit, ministri Bekteshi u informua lidhur me analizën që projekti në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë do ta bëj për identifikimin e sektorëve të industrisë që kanë potencial për zhvillim ekonomik dhe eksport.

Bekteshi u ofroi Rikardos dhe ekipit që realizon këtë projekt mbështetje të plotë në periudhën njëvjeçare sa do të zgjasë ky projekt, dhe asistencën e nevojshme nga ana e Ministrisë së Ekonomisë.

Projekti në fjalë përbëhet nga pesë komponentë,  plotësimin e Strategjisë për politikën industriale 2009 – 2020, themelimin në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë  të njësisë për monitorimin dhe evoluim te politikave ndaj industrisë dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, përditësimin e ueb faqes  ‘konkurentnost.mk’, evoluimin e zhvillimit te deritanishëm të klasterëve si dhe punë praktike me tre nga klasteret më të suksesshëm në vend.

Projekti në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë deri në shtator do të dal me raport nga analiza e punës së sektorëve industrial, dhe me propozim masat për përshpejtimin e zhvillimit të tyre.

Projekti për revizion të politikave industriale 2009-2020, është projekt i mbështetur nga Bashkimi Evropian, me buxhet prej 250.000 euro, që do të shfrytëzohen për analizë të punës së sektorëve të industrisë në vend.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *