Home / Kryesoret / Misioni ‘impossible’ i Zaevit

Misioni ‘impossible’ i Zaevit

Kryeministri i Zoran Zaev ka premtuar se gjatë mandatit qeverisës paga minimale do të arrijë deri në  16 mijë denarë, ndërsa ajo mesatare deri në 30 mijë denarë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Ky lajm i ka gëzuar në masë të madhe qytetarët e varfër të Maqedonisë, por analistët theksojnë se një premtim i tillë nuk ka gjasa të realizohet.

Akademiku Abdylmenaf Bexheti thotë se, sipas këtyre premtimeve paga mesatare në katër vitet e ardhshme duhet të rritet për 30 për qind.

“Për tu realizuar ky projeksion edhe rritja ekonomike gjatë këtij mandatit duhet të jetë 30 për qind. Kjo është pak e besueshme dhe vështirë se mund të gjenden instrumente reale për tu realizuar një rritje e tillë” është shprehur ai. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *