Home / Shëndeti / Mjekët po kërkojnë të ruani dhëmbët e qumështit të fëmijëve

Mjekët po kërkojnë të ruani dhëmbët e qumështit të fëmijëve

Rënia e dhëmbëve të fëmijëve shoqërohet me disa legjenda, siç është “të hedhurit të dhëmbit mbi çati që të mbijë prej floriri”. Megjithatë vitet e fundit dhëmbët e fëmijës në vend që të hidhen po ruhen në banka të posaçme për shkak të vlerës së jashtëzakonshme që kanë për shëndetin e fëmijës.

Në vitin 2003, studiuesit e National Institute of Dental and Craniofacial Research gjetën që dhëmbët e qumështit kanë qeliza steminale me vlerë. Qelizat staminale kanë potencialin të prodhojnë çdo lloj qelize.

Nëse fëmija juaj, gjatë jetës, ka një sëmundje që dëmton një organ të caktuar, këto qeliza ndihmojnë. Qelizat staminale nga dhëmbi i qumështit mund të përdoren për të zëvendësuar qelizat e dëmtuara në pankreas, kockë apo tru.

Qelizat staminale nga dhëmbët e qumështit janë ndër më të fuqishmet në trupin e njeriut. Ato shumohen shumë më shpejt dhe për një kohë të gjatë sesa qeliza staminale në zona të tjera.

Kjo e bën të panevojshme pritjen për palcë kocke nëse fëmija kërkon qeliza staminale. Kjo gjithashtu rrit mundësitë që trupi i tyre t’i pranojë qelizat staminale, e cila nuk është gjithmonë e sigurt kur ato vijnë nga një dhurues.

E dimë çfarë po mendoni. Nëse fëmija juaj do ketë nevojë për qeliza steminale dhëmbi në një çast në të ardhmen, dentisti mund t’i heqë një dhëmb atëherë. Jo. Kur qelizat staminale plaken, ato bëhen më të pafuqishme. Nëse fëmija juaj do ketë nevojë për qeliza staminale kur të jetë i rritur, dhëmbët që ka në gojë, nuk do jenë shumë të vlefshëm.

Gjithashtu, nuk mund ta mbani dhëmbin në një vazo dhe të pretendoni që keni mbrojtur kështu qelizat e tij staminale.

Tashmë ka disa struktura botërore që do ruanin dhëmbët e fëmijës suaj kunddrejt një tarife. Një prej tyre është, Store-A-Tooth.

Ata bashkëpunojnë me dentistin tuaj për të mbledhur dhëmbët dhe e marrin dhëmbin brenda një nate në një kuti të posaçme. Kur dhëmbi mbërrin në duart e tyre, ata heqin qelizat staminale nga ai dhe I vendosin në një kulturë ku mund të rriten. Pastaj, qelizat, së bashku me dhëmbin ruhen në të ftohtë. Edhe nëse dhëmbi ka pak që ka rënë, ai përsëri përmban qeliza të vlefshme!

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *