Home / Lajme / Rajon / Moska e traumatizuar: Koalicioni i komandantëve të UÇK-së i fitoi zgjedhjet

Moska e traumatizuar: Koalicioni i komandantëve të UÇK-së i fitoi zgjedhjet

Për zgjedhjet e së dielës në Kosovë ka reaguar edhe Moska zyrtare. Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë ruse së Punëve të Jashtme, rezultati i zgjedhjeve “radikalizon edhe më shumë udhëheqjen politike kosovare”.
Sipas MPJ-së ruse, “fajet” për këtë radikalizim i kanë Bashkimi Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Sipas Moskës zyrtare, lëshimet dhe privilegjet e BE-së dhe SHBA-ve e kanë sjellë fitoren e koalicionit PDK-AAK-Nisma, transmeton lajmi.net.

“Është mjaftueshëm të thuhet se shumica e votave i ka fituar i ashtuquajturi “koalicion i revoleve”, që i ka bashkuar komandantët e të ashtuquajturës Ushtri Çlirimtare e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj”, thuhet në njoftim që e përcjellë tanjug.

Moska dhe Beogradi kanë qenë njëzëri kundër zgjedhjes së Ramush Haradinaj kryeministër, duke reaguar në forma të ndryshme.

Zgjedhjet e 11 qershorit e kanë vendosur në pozitën e parë koalicionin PAN me Haradinajn kandidat për kryeministër, mirëpo jo mjaftueshëm që të formojnë të vetëm qeverinë e re. /Lajmi.net/

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *