Home / Kryesoret / Mot me diell dhe shumë i ngrohtë me temperaturë deri 37 gradë

Mot me diell dhe shumë i ngrohtë me temperaturë deri 37 gradë

Moti në Maqedoni sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare. Në pjesët perëndimore do të fryjë erë mesatare nga drejtimi perëndimor, ndërsa në pjesët e tjera erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Nga fundi i ditës nuk përjashtohet dukuria e izoluar e reshjeve të shkurtëra të shiut me bubullima të rralla.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 11 deri 19 gradë, ndërsa e ditës prej 31 deri 37 gradë. UV-indeksi do të ketë vlerën 8.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura do të lëvizpë prej 16 deri 36 gradë.

Pason periudha e motit kryesisht stabil dhe shumë të ngrohtë. Temperaturat maksimale do të jenë mbi 30, ndërsa përgjatë Luginës së Vradarit edhe mbi 35 gradë. Gjatë ditës do të ketë dukuri të vranësirave mesatare, ndërsa është e mundur edhe dukuria e izoluar e reshjeve të shkurtëra të shiut. Më shumë kushte për mot jostabil do të ketë të shtunën dhe të hënën.

Për shkak të valës së të nxehtit, Ministria e Shëndetësisë (MSH) rekomandon shmangie të ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell dhe qëndrimit në ambient të hapur prej orës 11 deri në orën 17, mbajtje e veshmbathjes së lehtë dhe me ngjyra të hapura, syze mbrojtëse dhe kapelë, konsumim i ushqimit të lehtë dhe lëngje, më mirë ujë i thjeshtë dhe shmangie e pijeve ealkoolike.

MSH posaçërisht rekomandon të sëmurët kronik ta marrin terapinë e përshkruar.

“Gjatë ditëve të këtilla me mot të nxehtë ekstrem, qëndroni në ambiente të mbyllura, para së gjithash të klimatizuara, ndërkaq gjatë qëndrimit të domosdoshëm në ambiente të hapura gjeni mundësi për pushime më të shpeshta nën hije. Para hyrjes në automjet, ai të ajroset, të kihet kujdes gjatë përgatitjes dhe konsumimit të ushqimit, të evitohen prodhimet e papërpunuara termike si majoneza nga vezët shtëpiake dhe me kujdes të konsumohen akulloret dhe kremërat e ndryshme”, thekson Minsitria.

Më shumë informata dhe rekomandime për mbrojtje nga vala e të nxehtot vazhdimisht distribuohen në www.toplotnibranovi.mk.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *