Home / Lajme / Maqedoni / MPB konfirmon vrasjen e katërfisht, jep detaje si ndodhi

MPB konfirmon vrasjen e katërfisht, jep detaje si ndodhi

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një kumtese ka konfirmuar vrasjen tragjike në fshatin Gllumovë të Shkupit. Nga MPB thonë se, i dyshuari për vrasjen e trefishtë, ka kryer vetëvrasje pasi është ndjekur nga njësiti “Alfa”.

“Sot rreth orës 10 nga ana e një personi të panjohur është kryer vrasje ndaj tre personave (një person është vrarë në fshatin Gllumovë, ndërsa dy të tjerët janë vrarë në hyrje të fshatit Kondovë). Pas tentimit për arrestim të personit të dyshuar për vrasjen e trefishtë nga ana e njësitit “Alfa”, i njëti ka kryer vetëvrasje. Vdekjen e kanë konstatuar ekipi i Ndihmës së Shpejtë. Hetimi është në vazhdë. Ndërsa sigurisht vrasësi është SH.S nga fshati Gllumovë”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *