Home / Lajme / Maqedoni / Mulla Sula, reisi që pensionoi më shumë kryeministra se Ali Ahmeti (Foto)

Mulla Sula, reisi që pensionoi më shumë kryeministra se Ali Ahmeti (Foto)

Në Maqedoni deri tani janë ndërruar 7-8 kryeministra, mirëpo reisi Sulejman Rexhepi, i njohur te popullata si Mulla Sula, ende nuk dorëzohet. Ai mbrëmë është fotografuar edhe pranë kryeministrit të ri Zoran Zaev, në një iftar të shtruar nga OEMVP-ja, shkruan Gazeta Lajm. “Mulla Sula pensionoi më shumë kryeministra se Ali Ahmeti”, ka komentuar një lexues, duke u tallur me zanatin e BDI-së që tu shërbejnë me besnikëri kryeministrave maqedonas, e pasi ata të humbin në zgjedhje, bdistat lavdërohen duke thënë “e dërguam në pension”, zanat që për fat të keq e praktikon edhe kryetari i kësaj partie.

Fotografitë nga iftari i mbrëmshëm i ka publikuar kryetari i OEMVP-së, Nebi Hoxha, duke e shoqëruar me komentin në vijim:

Ne kete sofer tradicionale iftarit te shtruar nga OEMVP, se bashku bizneset, institucionet shteterore dhe figurat e rendesishme te jetes publike jemi ulur qe te shijojme te mirat qe na ofron Zoti.
Sot per here te pare ne nje sofer kemi dy zyrtare, njeri nga pushteti qendror dhe tjetri nga biznesi ku krah per krahu do perkushtohen ne mbrojten dhe avansimin e biznesit vendor dhe atij te jashtem per te krijuar nje mjedis te pershtatshem per te gjithe qytetaret e Maqedonise.
Islami ashtu si edhe religjionet tjera aludon paqen dhe tolerancen, kurse Agjerimi si nje nder shtyllat e Islamit eshte sakrifica e njeriut ndaj Zotit, duke krijuar vlera dhe parime universale te cilat i sjellin njerezimit vetem dobi.
Qeverise se re ne krye me kryeministrin Zaev i deshiroj shendet dhe pune te mbare ne misionin e posafilluar ne te miren e vendit tone.
Te shpresojm dhe te punojme shume qe te mbisundon paqa harmonia dhe stabiliteti per te gjithe njerezimin.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *