Home / Lajme / Maqedoni / Mundësi e mirë për të gjetur punë

Mundësi e mirë për të gjetur punë

Në Shkup e vende të tjera, ndërsa këto ditë në Tetovë është mbajtur panairi i punësimit që organizohet nga Agjencioni për Punësime në Republikën e Maqedonisë. Ndërsa, nga sektori për arsim ishin të pranishëm disa përfaqsues, në shkollat profesionale, me çrast informimin e aktiviteteve të Agjensionit të Punësimit.

Në këtë panair kanë marrë pjesë edhe shumë kompani të njohura tetovare dhe institucione nga qyteti i Tetovës. Me këtë rast, zëvendësdrejtori i Agjencionit për punësime tha se në këto panaire qytetarët kanë mundësi të mirë që të gjejnë punë, ndërkohë që edhe kompanitë që gjejnë punëtorë.

“Kemi filluar që më 18 maj në Shkup, vazhduam në disa qytete tjera, sot jemi në Tetovë dhe shpresoj se personat e papunë do të mund të gjejnë punë”, tha Arben Ziberi, zëvendësdrejtor i Agjencionit për punësime.

Pjesë e këtij panairi kanë qenë dhe shumë kompani të mëdha, ku edhe qytetarët mund të gjejnë punë. Përndryshe, kjo është hera e dytë që në Tetovë që mbahet panairi i punësimit.

Ahmed Qazimi, Kryetar i Keshillit lokal socio-ekonomik të Tetovës, thotë se kjo iniciativë e përbashkët me Agjensionin e Punësimit, ka qëllim bashkëpunimin mes sistemit arsimor dhe tregun e punës.

“Si Keshill lokal socio-ekonomik në këto katër vite të kaluara vendoseë lidhshmërinë e sistemit arsimor me tregun e punës. Me politikat regjistruese mundësuam përforcimin e shkollave të mesme profesionale, u hapen profile arsimore të nevojshme, për ekonominë e qytetit tonë, u realizuan trajnime për të rriturit me ç’raste u veprua në pregatitje të kuadrove konfrorm kërkesave të punëdhënësve. Në këtë panair të këtyre ditëve bëhet prezentimi i mundësive për punësim, vetëpunësim, kurse shkollat profesionale prezentojnë ofertën e  profileve arsimore”, tha Qazimi, për Almakos

Ai shton se këto aktivitete realizoen për qëllime të mira, aq më shumë për uljen e numrit të të papunëve.

“Gjithësesi që çdo aktivitet që ka për qëllim punësimin apo më saktë uljen e përqindjes së papunësisë në vend. Këto veprime kanë efektet pozitive të veta dhe është për tu përshëndetur. Me vet faktin që në këtë panair kërkesat e veta i shpalosin dhjetra kompani, vizitohet nga qindra qytetarë që janë kërkues aktiv të punës si dhe bëhet prezentimi i institucioneve arsimore, ka efekte pozitive. Sa i përket kësaj problematike këto katër vite të kaluara në Tetovë vendosëm  lidhshmërinë e sistemit arsimor me tregun e punës. Me politikat regjistruese mundësuam përforcimin e shkollave të mesme profesionale, u hapën profile arsimore të nevojshme për ekonominë e qytetit tonë, u realizuan trajnime për të rriturit, me ç’raste dukshëm u ndikua në pregatitje të kuadrove konfrorm kërkesave të punëdhënësve. Posaçërisht, dua të theksoj trajnimet për të rriturit, siç janë ai për salldim, robaqepësi, floktor, dizajn, maqineri dhe elektroteknik, nga të cilat qindra të panunë u pasuruan me shkathtësi jetësore , si dhe  një pjesë e konsiderueshme e tyre u punësuan”, tha  Ahmed Qazimi, Kryetar i Keshillit lokal socio-ekonomik Tetovës, për Almakos.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *