Home / Lajme / Botë / Myslimanët shtrojnë iftar në rrugë për banorët e ndërtesës së djegur

Myslimanët shtrojnë iftar në rrugë për banorët e ndërtesës së djegur

Bashkësia lokale myslimane nga Londra organizoi  iftar në rrugë për banorët e ndërtesës Grenfell Tower, të cilët humbën gjithçka nga shpërthimi i zjarrit. Vullnetarët nga shoqata Penny Appeal vendosën të shtrojnë iftar për të gjithë banorët që kanë jetuar në ndërtesën shumëkatëshe.

Gjatë kohës së iftarit ata u shërbyen me ujë, lëngje, bukë, gjellë dhe pemë. Ndryshe, qindra njerëz kanë dhënë donacion rrobë dhe ushqime, ndërsa janë lansuar kampanja të shumta për mbledhjen e të hollave për banorët që kanë mbetur pa kulm mbi kokë. Deri më tash janë mbledhur më shumë se 3,4 milionë euro.

Gjithashtu lexo

Rusia thotë se është pothuajse e sigurt se lideri i ISIS Abu Bakr al-Bagdadi është vrarë

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë sot se është pothuajse e sigurt se lideri …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *