Home / Kryesoret / Nafta fillon javën me rënie

Nafta fillon javën me rënie

Nafta e ka nisur edhe këtë javë me rënie, duke marrë shtysë nga të dhënat e fundit që tregojnë një rritje të prodhimit dhe aktivitetit të shpim-kërkimit në shtetet e bashkuara të Amerikës.

Nga ana tjetër, të dhënat që flasin për një ngadalësim të kërkesës globale për arin e zi, kanë pasur gjithashtu nga ndikim në trajektoren e çmimeve gjatë sesionit të së hënës, i pari i kësaj jave.

Në çelje të sesionit të sotëm, nafta brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 47.19 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 44.54 dollarëve për fuçi.

Të dy benchmarkët kryesorë kanë rënë me rreth 14% që prej ditëve të fundit të majit. Ekspertët shprehen se tregu vijon të mbetet mjaft i dobët.

Me gjithë këtë, Arabia Saudite ndan një qëndrim tjetër, duke deklaruar se, themelet e tregut janë të drejta, dhe në drejtimin e duhur.

Gjithashtu lexo

Pastrimi i lumit shkakton shumë pluhur, banorët ankohen – (VIDEO)

Më shumë se dy javë pas vërshimit të lumit në fshatin Poroj punimet në drejtim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *