Home / Lajme / Botë / ‘Nata e Kadrit’: ISIS rrafshon xhaminë al-Nuri në Mosul (FOTO)

‘Nata e Kadrit’: ISIS rrafshon xhaminë al-Nuri në Mosul (FOTO)

Shteti Islamik (ISIS)  ka hedhur në erë Xhaminë e Madhe të al-Nuri në Mosul, thanë forcat irakiane.

Kjo xhami ishte pikërisht ajo ku do hidheshin edhe themelet e këtij shteti nga Abu Bakr al-Baghdadi në vitin 2014.

Megjithatë, ISIS është shprehur se kanë qenë avionët e SHBA që kanë rrafshuar vendin e shenjtë.

“Ky është një krim kundër popullit të Mosulit dhe të gjithë Irakun, dhe është një shembull se pse kjo organizatë brutale duhet të asgjësohet,” tha Gjeneral Major Joseph Martin.

OKB-ja ka thënë se ISIS mund të mbajnë më shumë se 100.000 persona në Mosul si mburoja njerëzore.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *