Home / Lajme / Maqedoni / Ndërprerje e komunikacionit në rrugën Mavrovë – Dibër

Ndërprerje e komunikacionit në rrugën Mavrovë – Dibër

Në aksin rrugor P1202 Mavrovë-Dibër te ura e Mullisit deri te fshati Kosovrasti i Poshtëm, për shkak të realizimit të punëve ndërtimore (asfaltim), sot komunikacioni do të jetë në ndërprerje në dy akset prej orës 13:00 deri në ora 17:00.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në disa vende nëpër rrugë të lagështa.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektimin e sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnjë -Bukovë.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është i matur.

Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesë më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *