Home / Lajme / Kronika e zezë / Ndërron jetë 18 vjeçari nga Ferizaj, i therur me thikë nga vëllai i tij

Ndërron jetë 18 vjeçari nga Ferizaj, i therur me thikë nga vëllai i tij

Sipas policisë Q.M ka vdekur të premten në QKUK.

Me 21.06.2017 rreth orës 11:25 në rrugën ,,Fan Noli” në Ferizaj kishte ndodhur një përleshje mes dy  personave ,përndryshe familjarë-vëllezër,ku janë përdorur mjete të ndryshme të forta.

Me këtë rast lëndime të rënda trupore ka pësuar Q.M.  18 vjeçar, i cili është dërguar në QKUK Prishtinë.

Hetuesit policor kanë arrestuar të dyshuarin A.M.  16 vjeç ku pas intervistimit, në konsultim me

Prokurorin e Shtetit është marrë masa e ndalimit policor prej 24 orëve.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma e ftohtë- thika, me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

Me 23.06.2017 , nga ana e mjekëve kujdestarë jemi informuar se viktima Q.M.  nga lëndimet e

pësuara ka ndërruar jetë.

Është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili autorizon Sektorin e Hetimeve rajonale që të merren me

kompletimin e rastit,kurse trupi i pajetë dërgohet për obduksion./Lajmi.net/

Gjithashtu lexo

Shpërthimi në një shtëpi në Barcelonë la një të vdekur – policia thotë se ka lidhje me sulmin me furgon!

Një shpërthim ka ndodhur të mërkurën në një shtëpi në Kataloni, si pasojë e të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *