Home / Kryesoret / Ndryshimi i temperaturave, probleme për të sëmurët kronik

Ndryshimi i temperaturave, probleme për të sëmurët kronik

Moti jo stabil dhe luhatja e temperaturave në periudhën e fundit, kanë sjellë përkeqësim në shëndetin e qytetarëve. Javëve të fundit gjatë paraditës ka mbizotëruar mot i nxehtë dhe me diell, ndërkaq pasdite ka pasur reshje të dendura të shiut. Të anketuarit thonë se kjo gjendje e pa qëndrueshme e motit shpesh është manifestuar me ngritjen e lartë të tensionit të gjakut dhe me probleme të theksuara në sistemin frymëmarrjes.

 “Më pengon shumë në shëndet, unë jam me tension dhe më pengon shumë koha e paqëndrueshme. Ndjej lodhje dhe paraqitet problem me frymëmarrjen”.

“Kam dhimbje koke, marramendje, menjëherë më paraqiten probleme me tensionin, gjatë ecjes patjetër të gjej një vend për tu ulur që të pushojë pak sepse ndjehem keq. Ky mot jo i qëndrueshëm patjetër që ndikon shumë”.

 “Ikim nën hije gjatë ecjes, kujdesem nga moti i nxehtë por nuk kam problem në mënyrë direkte me motin”.

 “Ndonjëherë më ndodh që tensioni më bie shumë nga ky mot, por shpresoj se do kalojë”.

Mjekët thonë se ka pasur rritje të numrit të pacientëve si pasojë e motit, ndërkaq më shumë këtë gjendje e kanë vuajtur të sëmurët kronik. Por përjashtim nuk ka edhe tek të porsalindurit dhe te të moshuarit .

Të gjithë të sëmurët kronik, si psh: ata me sëmundje kardio vaskulare, shtypje të lartë të gjakut, sëmundjet në sistemin e frymëmarrjes, si është astma, dhe alergjikët në përgjithësi dolën në shesh dhe kemi keqësim të situatës te këta persona, sidomos te atyre që nuk marrin terapi të rregullt.  Lagështia e ajrit është shumë e madhe dhe jo rrallë herë ditëve të fundit edhe meteopatët, ata të cilët lëngojnë nga sëmundjet e nyejve, paraqitjen dhimbje reumatike, ënjtje të nyejve etj – deklaroi mjeku Sedat Lumani.

Nga Enti Hidrometeorologjik paralajmërojnë se mot i ngjashëm do të jetë edhe nesër, ndërkaq nga e diela pritet rritje e vranësirave dhe reshje lokale të shiut të cilat në disa pjesë të vendit do shoqërohen me vetëtima. Nga e hëna përsëri pritet të mbizotërojë mot i nxehtë me diell ku do kemi rritje të theksuar të temperaturave.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *