Home / Lajme / Rajon / Në 20 Qershor hapet segmenti i parë i Bulevardit të Ri

Në 20 Qershor hapet segmenti i parë i Bulevardit të Ri

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputeti i PS, Ervin Bushati dhe kandidatja Ogerta Manastirliu, inspektuan përgatitjet e fundit për ndërtimin e Bulevardit të Ri dhe parkingut nëntokësor, si një ndër projektet më të rëndësishme strategjike të Bashkisë së Tiranës, i cili do të ketë një impakt të drejtpërdrejtë tek qytetarët dhe komunitetin e biznesit.

Duke e cilësuar një vit të shkëlqyer për Tiranën me realizimin e kaq shumë investimeve brenda një kohe të shkurtër, Veliaj ftoi qytetarët që të marrin pjesë në hapjen e segmentit të parë të Bulevardit të Ri. “Ftoj të gjithë qytetarët që në datën 20 qershor, ora 20:00, të jemi te Bulevardi i Ri për të bërë një hapje, njësoj siç festuam për Sheshin “Skënderbej”. Ky ka qenë një vit fantastik për Tiranën dhe besoj se qytetarët me atë që kanë parë te sheshi “Skënderbej”, Parku Olimpik, lodrat e Liqenit, Unaza e Vogël, e të gjitha investimet e tjera, si Pazari i Ri, janë të mendimit se ky ka qenë një vit i shkëlqyer për qytetin. I kemi të gjitha mundësitë që të vazhdojmë kështu edhe në dy vitet e ardhshme”, tha ai.

Projekti i Bulevardit Verior dhe Parkut Qendror të Tiranës do e transformojnë të gjithë këtë zonë prej gjendjes së saj aktuale, si një hapësirë e lënë në harresë, në arterien kryesore të zhvillimit të qytetit për vitet në vijim. Një përbërës i rëndësishëm është edhe ndërtimi i parkimit nëntokësor, ku për herë të parë do të ketë pikë të karikimit të makinave elektronike. Gjithashtu, projekti i gjelbërimit të Bulevardit të Ri parashikon mbjelljen e 1100 pemëve me 18 lloje të ndryshme, të cilat çelin në stinë të ndryshme.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *