Home / Lajme / Kronika e zezë / Në dhomën e hotelit i moshuari gjendet i vdekur

Në dhomën e hotelit i moshuari gjendet i vdekur

Një person i moshuar është gjendur i vdekur në dhomën e një hoteli në qytetin e Fierit.

Burime nga policia bëjnë me dije se mëngjesin e sotëm rreth orës 09:30, në lagjen “Apollonia” Fier, në dhomën e një hoteli është gjetur i pajetë 80 vjeçari R.S., banues në fshatin Dërmenas, Fier.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se vdekja e të moshuarit ka ardhur si pasojë e një infarkti kardiak.

Nga ana e saj policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të përcaktuar shkaqet e vërteta të vdekjes, nëse kanë qenë vërtet natyrale apo e stimuluar.

Gjithashtu lexo

Shkel aksidentalisht gruan e shtrirë në autostradë: Dënohet kosovari

Jana, një e re 22 vjeçe në maj të vitit 2016 në orët e vona …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *