Home / Lajme / Botë / Në disa vende edhe qentë jetojnë më mirë se njerëzit, ja sa kushton një kolibe

Në disa vende edhe qentë jetojnë më mirë se njerëzit, ja sa kushton një kolibe

Përkujdesja e njerëzve ndaj kafshëve, veçanërisht ndaj qenve, vazhdon të rritet gjithnjë e më tepër.

Dikur qentë mbaheshin jashtë apartamentit, diku në bahçe, në kolibe druri dhe ushqeheshin kryesisht me ushqime që tepronin nga vaktet që konsumonin të zotët.

Në ditët e sotme, qentë, gjithnjë e më tepër, po bashkëjetojnë me njerëzit dhe ushqehen me ushqime specifike.

Kolibet prej druri janë drejt zhdukjes, ndërsa një pjesë njerëzish po investojnë shuma parash për të blerë shtëpi specifike për qentë e tyre.

Të tilla janë këto kolibe luksoze, të cilat kushtojnë nga 40 mijë deri në 200 mijë euro, pra shumë më tepër se çmimi mesatar i një apartamenti, në Europë.

Gjithashtu lexo

Rusia thotë se është pothuajse e sigurt se lideri i ISIS Abu Bakr al-Bagdadi është vrarë

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë sot se është pothuajse e sigurt se lideri …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *