Home / Kryesoret / Në Kadastër janë regjistruar 180.000 legalizime të objekteve të ndërtuara pa leje

Në Kadastër janë regjistruar 180.000 legalizime të objekteve të ndërtuara pa leje

Mbi 180 mijë objekte në Maqedoni janë legalizuar dhe regjistruar në Kadastrën e patundshmërive. Qytetarët dhe kompanitë kanë fleta-pronësie dhe mund me to të tregtojnë, t’i lënë me qira, gjegjësisht t’i shfrytëzojnë, informoi sot drejtoi i Agjencisë për kadastër të patundshmërive Sllavçe Tërpeski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.

Sipas Tërpeskit, Qeveria e re do të duhet ta zgjidhë çështjen e cila mbeti e hapur për rreth 15.000 kërkesa për legalizim, për të cilat nuk ishin përgatitur elaborate gjeodezike në afatin ligjor që skadoi më 31 dhjetor të vitit të kaluar. Për këtë, mendon Tërpeski, do të duhet intervenim në Ligjin për trajtim të objekteve të ndërtuara pa leje. kadastra edhe në fillim të janarit kërkoi vazhdim të afatit për formimin e elaborateve.

“Mbeti e hapur çështja të cilën kjo Qeveri duhet ta zgjidhë për elaboratet gjeodezike për shkak se afati nuk ishte i mjaftueshëm në kohë të përgatiten elaboratet gjeodezike për kërkesat të cilat u sollën në konkludim me 4 shtatorin e vitit 2011. Ai afat skadoi më 31 dhjetor të vitit 2016 dhe sipas vlerësimeve të cilat i kemi bërë së bashku me Odën e geodetëve të autorizuar për rreth 15.000 kërkesa mbetën të papërfunduara elaboratet gjeodezike dhe tani është në një vakum hapësirë. Kjo çështje natyrisht duhet të zgjidhet që qytetarët dhe kompanitë të mund ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për legalizim”, deklaroi Tërpeski, i cili mori pjesë në shënimin e 70 vjetorit të drejtorisë gjeodezike në Maqedoni.

Në afatin e parë për legalizim në vitin 2011 ishin të disponueshme mbi 360.000 kërkesa, ndërsa në afatin shtesë në fillim edhe 80.000 kërkesa.

I pyetur nëse ka kërkesë nga Prokuroria Speciale Publike për dorëzimin e të dhënave për lëndët e tyre, Tërpeski theksoi se Agjencia për kadastër të patundshmërive me të gjithë prokuroritë në Maqedonisë, duke e përfshirë edhe PSP-në ka marrëveshje për bashkëpunim e cila përfshin qasje të drejtpërdrejtë deri te të dhënat e kadastrës dhe ato janë të disponueshme 24 orë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *