Home / Kryesoret / Në Kodrën e Diellit u vendos gurëthemeli i Xhamisë (VIDEO)

Në Kodrën e Diellit u vendos gurëthemeli i Xhamisë (VIDEO)

Pas shumë viteve përpjekje dhe kërkesave të vazhdueshme të banorëve lokal dhe institucioneve fetare, në qendrën rekreative-turistike Kodra e Diellit në Tetovë, sot u vendon gurëthemeli i xhamisë që do jetë në shërbim të turistëve dhe vizitorëve të kësaj qendre, si dhe pronarëve të objekteve banesore. Xhamia do të ngritet në hyrje të lagjes ku ndodhen vikend shtëpizat, mu përball pistave të skijimit. Në vendosjen e gurëthemelit morën pjesë drejtues të lartë të Bashkësisë Fetare Islame dhe muftinisë së Tetovës.

“Me të vërtetë njeriu në këtë ambient, në këtë vend, me këtë rast që kahmoti e kemi pritur, kemi bërë orvatje ta bëjmë, ta praktikojmë, jo të jetë vetëm luftë teorike, por ta jetë luftë praktike, do të thotë ta mbrojmë, momentin, ditën edhe çastin ku kështu së bashku të vendojmë gurëthemelin e një tempulli të shenjtë, një xhamie, në këtë vend historik, në këtë vend turistik, në këtë vend të bukur që vetëm i madhi Zot din të krijon këso bukurie. Pra kjo është një kënaqësi shumë e madhe, kjo është një rezultat jashtëzakonisht historik, sepse ne nuk jemi historian, por nuk kam lexuar nga historianët tanë që këtu në kodrën e diellit ka pasur xhami ndonjëherë. Dhashtë Zoti që kjo vepër historike…”, ka deklaruar  kryetari I BFI-së, Sulejman ef. Rexhepi.

Realizimi i kësaj iniciative është realizuar me mbështetje të donatorëve privat, besimtarëve, xhamive të rajonit të Tetovës si dhe shumë afaristëve lokal të cilët i falemenderoi muftiu i Tetovës, doktor Qani Nesimi. Ai u shpreh i gëzuar që sot po bëhet realitet një ëndër dhe dëshirë e kahmotshme e muftinisë dhe banorëve lokal.

“Të jesh në një vend kaq të lartë, ka një simbolikë shumë të fortë. Mua nuk më bie në hise ta bëj këtë simbolikë, por me leje të kryetarit dhe juve që jeni prezent do ta bëj këtë simbolik. Ju e dini se në vende të larta ka shumë punë të mëdhaja që bëhen, në mesin e tyre edhe Kurani ka zbritur lartë dhe ajo që neve na ka tubuar këtu është pikërisht fjalë e Allahut xheleshanu ve xhelexhelaluhu dhe atij i jemi falemenderues për këta të mira që na i ka dhënë që ne të jemi sot në këtë gurëthemel. Të nderuar, ky gurëthemel nuk është i sotëm, kjo ide është e kahershme, BFI rregullisht e ka kërkuar e sidomos pas viteve të 90-ta me në krye kryetarin tonë të respektuar, Sulejman Rexhepin, me të gjithë hoxhallarët, me myftitë tonë…”, deklaroi Qani ef. Nesimi, Myftiu i Tetovës.

Në manifestimin e hedhjes së gurrëthemelit të xhamisë o organizuar dhe një program festim me këndimin e ilahive dhe lexim të ajeteve Kuranore, ndërsa për mysafirët dhe qytetarët e pranishëm u shtrua dhe në iftar në vendin ku do të ngritet xhamia e Kodrës së diellit.


XHAMIJA TETOV 18 06 2017

Gjithashtu lexo

Pastrimi i lumit shkakton shumë pluhur, banorët ankohen – (VIDEO)

Më shumë se dy javë pas vërshimit të lumit në fshatin Poroj punimet në drejtim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *