Home / Lajme / Kronika e zezë / Nënës i vdes foshnja në bark në muajin e nëntë të shtatzënisë

Nënës i vdes foshnja në bark në muajin e nëntë të shtatzënisë

Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur në kryeqytet, ku një grua ka humbur fëmijën në muajin e nëntë të shtatzënisë.

Mbrëmjen e së dielës, rreth orës 23:20, ka shkuar në maternitetin e vjetër në Tiranë, i njohur ndryshe si “Mbretëresha Geraldine”, 37- vjeçarja M. S., banuese në Tiranë, e cila ishte nëntë muajshe shtatzënë.

Gruaja ka pasur dhimbje dhe ka shkuar në maternitet, ku pasi ka bërë ekon, mjekët konstatuan se fëmija kishte vdekur në bark.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së foshnjës, ndërkohë që pritet akti i ekspertimit mjeko-ligjor, për të përcaktuar më shumë mbi çfarë ka ndodhur.

Nëna e shokuar akuzon mjekët se nuk e kanë lajmëruar për gjendjen e fëmijës dhe se deri në ato momente i kishin thënë se gjithçka shkonte mirë.

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *