Home / Lajme / Maqedoni / Nëse Greqia pranon emrin FYROM atëherë ejani në NATO, thotë Stoltenberg për Maqedoninë

Nëse Greqia pranon emrin FYROM atëherë ejani në NATO, thotë Stoltenberg për Maqedoninë

Në pres konferencën për shtyp sekretari gjeneral i Natos Jens Stoltenberg ka deklaruar se për pranim të Maqedonisë në Nato duhet të plotësohen kushtet për hyrje që janë nga 2008 e deri tek samiti i fundit në Varshavë më 2016.

Ai kusht thotë se për të marë ftesë për hyrje në Nato, Greqia dhe Maqedonia duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët për emrin, por në atë dokument nuk ekziston cfarë zgjidhje duhet të gjindet, atë duhet të vendosin Shkupi dhe Athina.

“Atë që e thamë në samitin e vitit 2008 se është e nevojshme një zgjidhje e përbashkët në kuadër të Natos, ne nuk precizuam se cfarë zgjidhje, ajo është e rëndësishme dhe  e pranueshme nga dy palët, dhe nga aty mund të vazhdojmë përpara, por nuk është e imja që të diktoj ndonjë zgjidhje, ajo zgjidhje e përbashkët do jetë në kuadër të kornizave të Kombeve të Bashkuara”, theksoi shefi i Aleancës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *