Home / Shëndeti / Nëse i shihni fëmijët tuaj të ulur në këtë pozicion, ndalojini

Nëse i shihni fëmijët tuaj të ulur në këtë pozicion, ndalojini

Fëmijët pëlqejnë të ulen duke bërë gjëra dhe duke lozur, dhe ata priren të ulen në çfarëdo lloj pozicioni që atyre u vjen më lehtë dhe iu përshtatet. Kohët e fundit, njerëzit kanë vërejtur një lloj pozite uljeje, që në fakt mund të jetë mjaft e dëmshme për ta, më vonë në jetë. Ky pozicion shpesh njihet si pozita “W” e uljes, meqenëse këmbët kryqëzohen nga pas dhe marrin formën e shkronjës “W”.
Kjo pozitë është shumë e zakonshme për fëmijët për shkak të stabilitetit që siguron. Meqenëse këmbët janë të hapura, kjo lejon sasi të konsiderueshme të mbështetjes me sa më pak përpjekje. Për fat të keq, pozita “W” sjell shumë probleme të mundshme. Këto përfshijnë probleme ortopedike, zhvillim i vonuar i qëndrimit dhe stabilitetit, si dhe zhvillim i vonuar i aftësive motorike.

Ky pozicion shkakton ngarkesë të panevojshme tek gjunjët dhe ijet e fëmijës, e cila është edhe arsyeja për implikime të mundshme. Kjo pozitë e lakon shpinës e fëmijës, gjë që është shumë i dëmshëm. Ngarkesa që krijohet tek fëmija theksohet në fusha të caktuara, të tilla si shtypja e vitheve, shtrembërimi i këmbëve, thembrës dhe gishtërinjve të këmbës.
Shtrëngimi apo shtypja e muskujve si pasojë e këtij qëndrimi mund të shkaktojë shumë komplikime që lidhen me stabilitetin e trupit. Për fat të mirë, ka shumë pozicione alternative që lehtë mund t’i mësohen fëmijës.

Gjithashtu lexo

Zonja, kjo bimë bën që të mos shkoni kurrë tek gjinekologu RECETA

Problemet gjinekologjike, të cilat mund të jenë nga më të lehtat e deri tek më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *