Home / Kryesoret / NESËR DO TË SHQYRTOHET PROJEKTI ” TERMINI IM ” – (VIDEO)

NESËR DO TË SHQYRTOHET PROJEKTI ” TERMINI IM ” – (VIDEO)

Kërkesat e Odës së Mjekëve që kontributi i tyre të mbetet i njëjtë dhe shlyerja e dënime  do jetë hapi i parë që do zbatohet nga ana e ministrisë së Shëndetësisë. Kështu deklaroi  ministri  i ri i shëndetësisë  Arben Taravari, duke theksuar se kjo kërkesë e mjekeve do jetë prioritet i tij. Taravari paralajmëroi edhe krijimin e një Strategji nacionale për Shëndetësi 2017-2020, e cila sipas tij do jetë Kushtetutë e Mjekëve.

Nesër do kem takime me ekipin e ‘Termini im  në ministrinë e Shëndetësisë. Kontributi i mjekëve do mbetet i njëjtë, megjithatë nuk do ketë përqindje negative, rroga do jetë 100%.  Secili mjek do ketë rrogën e tij por megjithatë do ketë mjekë shtesë që do shpërblehen. Për normat ligjore se si këtë gjë do ta zbatojmë do të kemi mbledhje me ekipin juridik të ministrisë dhe do merremi vesh. Shpresoj do jetë  hapi i parë që do e zbatojmë- deklaroi Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë, transmeton Televizioni Koha.

Taravari këto komente i  bëri  gjatë shënimit të 25 vjetorit të ekzistimit të Odës së Mjekëve ku tha se pret që ky Institucion në të ardhmen të kthej dinjitetin e mjekëve të vendit. Ndërsa kreu i Odës së Mjekëve Ylber Besimi u shpreh se prioritet numër një i këtij institucioni do të jenë pacientët dhe kushtet për stafin mjekësor.

 Ooda e Mjekëve në periudhën e kaluar ka qenë cak i kritikave të ashpra për shkak të sjelljes së  vendimeve joligjore. Ky institucion është themeluar më 5 maj 1992.Ndryshe, sipas informacioneve të deritanishme Ministri Arben Taravari ka caktuar si këhsilltar të tij Imer Slemanin, ish ministër i shëndetësië. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *