Home / Kryesoret / Nesër shqyrtohen raportet për Maqedoninë, Kosovën dhe Serbinë

Nesër shqyrtohen raportet për Maqedoninë, Kosovën dhe Serbinë

Parlamenti evropian nesër do t’i shqyrtojë raportet për përparimin e Maqedonisë, Kosovës dhe Serbisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Eurodeputetët të mërkurën do të votojnë për rezolutat e ndara për përparimin e Kosovës dhe Serbisë, si dhe për situatën në Maqedoni. Në projekt-rezolutën për Maqedoninë theksohet se Shkupi duhet ta vazhdojë rrugën drejt BE-së dhe të ndërmarrë reforma vendimtare në sferat e qeverisjes së të drejtës, gjyqësisë, korrupsionit, të drejtave të njeriut, punët e brendshme dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore. Pritet që eurodeputetët ta përshëndesin përmirësimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit.

 

Ata do të bëjnë thirrje për investimin e përpjekjeve shtesë për t’i implementuar marrëveshjet, tërësisht dhe në kohë, si kusht për hyrje të vendeve në Union. PE-ja do ta shqyrtojë në seancën plenare këtë javë edhe qëllimin e SHBA-së për t’u tërhequr nga Marrëveshja e Parisit për klimën. Debati është caktuar për të mërkurën, tregon programi i seancës. PE-ja do të votojë për ndryshimet ligjore për implementimin e qëllimeve për uljen e emisionit të gazrave të dëmshme deri në vitin 2030.

Ndryshimet ligjore pritet të ndihmojnë për arritje deri në vitin 2030 të qëllimit të përbashkët të BE-së për kufizim për 30 për qind të emisionit të gazrave të dëmshme në krahasim me nivelin nga viti 2005. Është paraparë që qëllimi i përbashkët i BE-së të jetë i detyrueshëm në nivel nacional për sferat të cilat nuk janë të përfshira nga tregu i emisionit të dioksidit te karbonit në BE, bujqësi, transport, ndërtimtari dhe shërbime komunale, të cilët paraqesin rreth 60 për qind të emisioneve të gazrave të dëmshme në Union.

Eurodepuetët të mërkurën do të diskutojnë edhe për çështjen për migrim, sigurinë dhe mbrojtjen, në prag të Këshillit të Evropës më 22 dhe 23 qershor. Të njëjtën ditë me kryetarin e Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker ata do ta shqyrtojnë edhe çështjen për tërheqjen e Britanisë së Madhe nga Unioni.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *