Home / Kryesoret / Nesër temperatura tropikale – (VIDEO)

Nesër temperatura tropikale – (VIDEO)

Sipas njoftimit të meteo-alarmit nga shërbimi për punë hidrometeoroligjike, gjatë ditës së nesërme (e premte), në të gjithë vendin do të ketë temperature të fazës së verdhë . Qytetarët e vendit duhet t’i respektojnë  rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat e larta, të tilla si:

Mbrojtja nga ekspozimi i drejtëpërdrejtë në diell, duke shmangur qëndrimin jashtë nga ora 11 deri ne ora 17.Mbathje e rrobave të lehta, kurse gjatë ekspozimit të drejtpërdrejtë ne diell të mbajnë syze mbrojtëse dhe kapelë (ngjyrat e hapura reflektojnë dritën)Të konsumohet ushqim i lehtë dhe lëngje, sidomos të bëhet kujdes gjatë përgaditjes dhe konsumimit të ushqimit, si dhe të shmangen produkte termikisht të papërpunuara, si për shembull majonezi nga vezët e shtëpisë  dhe të konsumohet me kujdes akullorja dhe kremërat e ndryshëm, përcjellë Televizioni Koha.

Poashtu apelohet që të kihet kujdes personave që janë të sëmurë kronik.

Është e nevojshme që të futet sasi më e madhe e lëngjeve, më së miri ujë i thjeshtë, kurse të shmangen pijet alkoolikeTë sëmurëve kronik ju rekomandohet dhe ju u këshillohet që rregullisht të marrin terapinë e caktuar.Gjatë këtyre ditëve shumë të nxehta, qëndroni në ambiente të mbyllura  (kryesisht të klimatizuara) dhe kur është e nevojshme të qëndroni jashtë gjatë kësaj periudhe, gjeni mundësi për pushime më të shpeshta nën hije, transmeton Televizioni Koha.

 

 

 

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *