Home / Lajme / Kronika e zezë / Nipi i Enver Hoxhës rrezikon 13 vite burg për trafikim droge

Nipi i Enver Hoxhës rrezikon 13 vite burg për trafikim droge

Prokuroria e Shqipërisë ka kërkuar gjithsej 126 vite burg për të akuzuarit në lidhje me laboratorin e kokainës në Xibrakë, gjithsej 9 vetë, ku pjesë e këtyre është edhe nipi i Enver Hoxhës, Ermal Hoxha.

13 vjet burg janë kërkuar për Ermal Hoxhën, nipin e ish-diktatorit Hoxha.

Dy vite më parë në një fshat të Elbasanit, në Xibrakë u zbulua një laborator, ku bëhej nxjerrja e kokainës së shkrirë në materiale të ndryshme përmes një procesi të komplikuar. Për këtë ishin sjellë në Tiranë dy kolumbianë që janë në mesin e të arrestuarve.

Nipi i Enver Hoxhës, Ermali bënte transportin e tyre nga Tirana në Elbasan thuajse çdo ditë.

Pjesa tjetër e të arrestuarve dyshohet të jenë korrierë, ndihmës dhe bashkëpunëtorë të niveleve më të ulëta, shkruan Lapsi.

Gjithashtu lexo

Shkel aksidentalisht gruan e shtrirë në autostradë: Dënohet kosovari

Jana, një e re 22 vjeçe në maj të vitit 2016 në orët e vona …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *