Home / Lajme / Rajon / Nisma ndahet nga PAN-i

Nisma ndahet nga PAN-i

Nisma për Kosovën ka vendosur që në legjislaturën e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit, të ketë grup parlamentar të vetin.

Nisma për Kosovën edhe pse në koalicion parazgjedhor me 2 parti tjera, PDK-në dhe AAK-në, ka vendosur që në legjislaturën e ardhshme të veprojë si grup parlamentar i vetëm.

Shefja e grupit parlamentar të Nismës, Valdete Bajrami në një prononcim për KALLXO.com e ka konfirmuar se deputetet e Nismës do të veprojnë si grup parlamentar në vete.

“Nisma për Kosovën në këtë legjislaturë do të ketë numër më të madh të deputetëve sesa në legjislaturën e kaluar dhe kjo tregon qartë se Nisma ka pasur rritje për 40%. Kryetari Limaj qysh gjatë fushatës zgjedhore ka deklaruar se deputetët e Nismës për Kosovën do të funksionojnë si grup parlamentar në vete”, ka thënë Bajrami për KALLXO.com .

Përmes një komunikate për media, Nisma ka njoftuar të shtunën se në këto zgjedhje ka arritur të marrë së paku 8 deputetë në Kuvend.

Ndërsa nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi tha për KALLXO.com se kjo nuk është çështje diskutimi ndërmjet partnerëve, duke shtuar se këto vendime do të merren pas certifikimit të rezultateve.

“Momentalisht jemi duke pritur certifikimin e rezultateve dhe për ndryshimet tjera që mund të ndodhin në të  ardhmen janë përfaqësuesit e partive politike të cilët bëjnë marrëveshje që mund të kenë një grup parlamentar, apo secila parti ndan të drejtën ta ketë grupin e vet parlamentar, por kjo nuk është temë e ditës tani”, tha Isufi për KALLXO.com .

Nënkryetari Isufi deklaroi se nuk e di nëse është zgjedhur deputet dhe shtoi se është duke pritur rezultatet e dala nga KQZ-ja.

Koalicioni i tri partive që po njihet ndryshe si PAN në zgjedhjet e 11 qershorit, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së ka dalë e para duke marrë 33.92 për qind të votave

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *