Home / Lajme / Kronika e zezë / Një 19 vjeçare është përplasur nga një makinë

Një 19 vjeçare është përplasur nga një makinë

Një 19 vjeçare është përplasur nga një makinë në zonën e 21 Dhjetorit në kryeqytet.

Mësohet se vajza me inicialet Xh.C., po kalonte rrugën përballë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, teksa ka dalë nga një lokal.

Sipas raportuesit në redaksinë e JOQ.al, ajo po kalonte lulishten, pasi në atë vend nuk ka trotuar dhe makina, e cila ka qenë me shpejtësi e ka përplasur.

Vajza është  dërguar menjëherë në spital, por është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjithashtu lexo

Dy fëmijë mbyten në liqenin e Shkodrës

Burime nga policia thanë se rreth orës 16:00, ka ardhur një telefonatë në Sallën Operative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *