Home / Lajme / Kronika e zezë / Një burrë rreh gruan në sy të fëmijës së mitur

Një burrë rreh gruan në sy të fëmijës së mitur

Një burrë në Fier ka rrahur keqaz gruan e tij. Gjithçka ka ndodhur ditën e djeshme, në shtëpinë e tyre ku i pranishëm ka qenë edhe fëmija i mitur i çiftit. I dyshuari është J.A., 32 vjeç, banues në Fier, i cili u arrestua nga policia.

Prangosja e tij u bë pasi gjatë pasdites së djeshme, në banesë, pas një debati me fjalë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij V.N., 24 vjeçe, në prani të fëmijës së tyre të mitur.

Në këto kushte e reja, me shenja dhune në trup i është drejtuar policisë duke denoncuar kryefamiljarin. Kjo bëri që 32- vjeçari të vihet në prangat e policisë nën akuzën e veprës penale “Dhuna në familje”.

Gjithashtu lexo

Mashtroi qytetarët e bankat, arrest me burg për administratorin e spitalit Gjerman

“Arrest me burg” është vendimi që Gjykata e Apelit ka dhënë për Lefter Sulkajn, administratorin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *