Home / Kryesoret / Një pjesë e fshatit Poroj e bllokuar – (VIDEO)

Një pjesë e fshatit Poroj e bllokuar – (VIDEO)

Gati se  tre ditë pas vërshimit të lumit në fshatin Poroj të Tetovës banorët ende nuk kanë arritur që të normalizojnë jetën e tyre. Ura që është dëmtuar tërësisht ka bërë që një pjesë e këtij fshati të jetë e shkëputur nga pjesa tjetër e fshatit, transmeton Televizioni Koha.

Kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Poroj Ramadan Sulejmani, për Televizionin Koha tha se momentalisht fshati ka nevojë që të hapet rruga kryesore, të ndërtohet ura dhe të debllokohet qasja në 50 shtëpi të këtij fshati. Ata kërkojnë që poashtub të jetë prezente edhe një autoambulancë e ndihmës së shpejtë.

Në ndërkohë nga komuna e Tetovës thonë se janë në teren dhe janë duke bërë maksimumin që të kthejnë normalitetin në këtë fshat brenda mundësive që kanë, transmeton Televizioni Koha.

Në ndërkohë tashmë tek banorët e fshatit Poroj ka filluar të humbet durimi ngase sipas tyre institucionet janë duke bërë shumë pak, sepse makineria punon vetëm kur vijnë funksionarë dhe më pas shumë pak punohet.Sipas dinamikës së deritanishme bllokimi i  rrugës Tetovë-Jazhincë do të zgjasë edhe disa ditë me radhë. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *